Ukraina rimerr kontrollin e ishullit kyç në afërsi të qytetit të Kherson

30 Prill 2024 | 11:11

Ukraina ka rimarrë nga forcat ruse kontrollin e ishullit taktikisht të rëndësishëm, Nestryha, shkruajnë mediat ukrainase.

Kapiteni Dmytro Pletenchuk, zëdhënës i Komandës Operative Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i tha transmetuesit ukrainas Hromadske Radio se kontrolli i ishullit në lumit Dnieper në rajonin Kherson do të rrisë ndjeshëm masat mbrojtëse të Ukrainës.

Pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, forcat ruse pushtuan në kohë shumë të shpejt rajonin e Khersonit. Megjithatë, Ukraina ndërmori një kundërofensivë në rajon një vit më vonë duke çliruar pjesën veriore të Khersonit, në bregun e djathtë të lumit Dnieper. Që nga ajo kohë, forcat ukrainase kanë nisur bastisje të rregullta përgjatë lumit, duke përfshirë vendosjen e urave të shumta në bregun lindor.

Pletenchuk i tha Hromadske Radio se ishulli Nestryha, i cili është rreth 12 milje në jugperëndim të qytetit të Kherson, ka “rëndësi taktike”. Ai shtoi se “çdo lokacion që pengon armikun t’i afrohet pozicioneve tona është i rëndësishëm”

“Duke marrë parasysh që armiku zakonisht përdor lokacione të ngjashme për t’u afruar dhe për të instaluar mortaja, atëherë kjo është tepër e rëndësishme për sigurinë tonë kundër sabotazhit,” tha Pletenchuk.

“Pra, ky lokacion u çlirua nga prania e mundshme e armikut”, shtoi ai.

Duke përshkruar rëndësinë strategjike të ishullit, Kyiv Post tha se Nestryha “është kyç për operacionet e ardhshme tokësore të Ukrainës për të çliruar Krimenë e pushtuar”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026