Ukraina rrit buxhetin për dronët, shton 392 milionë dollarë për këto armë
Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal.
“Me buxhetin e ndarë sot, 300.000 dronë do t’i dërgohen forcave tona të sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë në Kiev më 30 prill.
Sipas Shmyhalit, Ukraina paraprakisht kishte ndarë buxhet prej 109 milionë dollarësh për blerjen e dronëve gjatë këtij viti.
Ukraina, që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, së fundi ka zgjeruar zhvillimin dhe prodhimin e disa lloje të dronëve. Në javët e fundit, Kievi po ashtu ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin rus.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se tre dronë luftarakë ukrainas janë penguar në rajonet kufitare të Belgorodit dhe Kurskut. Një grua është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë zjarrit ukrainas në fshatin kufitar rus të Kosinos, tha guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit, shkruan REL.
Këto pretendime të autoriteteve ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë