Ukraina, Rusia dhe Turqia takim me zyrtarët e OKB-së për eksportin e grurit

13 Korrik 2022 | 08:54

Delegacionet ushtarake nga Ukraina, Rusia dhe Turqia takohen sot me zyrtarët e OKB-së në Stamboll.

Ankaraja ka luajtur një rol kyç në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës, fillimisht në përpjekje për të ndërmjetësuar paqen, por tani ata po përpiqen të ndërtojnë  një korridor të mundshëm në Detin e Zi për të rifilluar eksportin e grurit nga Ukraina.

Ukraina është përpjekur të eksportojë mallra nga portet e saj të bllokuara ndërsa lufta është ndezur përgjatë bregdetit jugor.

Ajo gjithashtu akuzon Moskën për vjedhjen e grurit nga fermat të cilat ndodhen  në zonat ku trupat pushtuese kanë marrë kontrollin. Kievi po kërkon që çështja e zhbllokimit të grurit ukrainas të zgjidhet nën kujdesin e OKB-së.

Një ide do të ishte që dërgesat të nisnin përgjatë korridoreve specifike mjete specifike do të drejtojnë anijet me grurë brenda dhe jashtë nëpër ujërat e minuara. Edhe nëse arrihet një marrëveshje, kompanitë e transportit  do të kërkojnë më shumë   siguri.

Bisedimet vijnë në një kohë kur në nivel global çmimet e ushqimeve po arrijë nivele rekord, pasi konflikti me furnizuesin më të madh në botë të drithërave, ka nxitur shqetësime për sigurinë ushqimore. Gruri dhe plehrat përbëjnë gati një të pestën e eksporteve të Ukrainës.

Të korrurat e ardhshme janë po ashtu në rrezik pasi për shkak të mungesës së shpërndarjes nuk ka hapësira të mjaftueshme për t’i ruajtur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026