Ukraina sulmon bazën ruse, “hakmerret” Moska: Bombardon depozitat me grurë

23 Gusht 2023 | 15:50

Trupat ukrainase deklarojnë se kanë rimarrë nën kontroll një fraksion territori në qytetin lindor të Bakhmutit, por nuk kanë bërë ndonjë progres në zonën jugore të vendit.

Ndërkohë, prova të sulmeve ukrainase përtej vijave të frontit rus janë publikuar nga mediat ukrainase. Këto të fundit kanë konfirmuar se sabotatorë ukrainas, të koordinuar nga shërbimet sekrete ushtarake në Kiev, kryen një seri sulmesh me dronë që goditën një avion bombardues në një bazë ajrore në territorin rus.

Disa orë më vonë, forcat ajrore ruse ngritën në ajër dy avionë luftarakë për të detyruar dy dronë të ndërprisnin misionin e mbikëqyrjes mbi gadishullin e Krimesë.

Lajmin e bëri të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky u kthye në Kiev pas një udhëtimi në tre kryeqytete evropiane, të cilat i kanë premtuar furnizimin brenda vitit me avionë “F16”. Vendet e para që do ta ndërmarrin këtë hap do të jenë Danimarka dhe Holanda.

Ndërkohë, një seri bastisjesh në kuadër të një operacioni anti-korrupsion janë kryer në mënyrë simultane në zyrat e regjistrimit ushtarak, në lidhje me kundërofensivën e Kievit.

Qeveria ukrainase vazhdon të verifikojë të gjitha dyshimet, përfshirë ato se zyrtarë të caktuar kanë ndihmuar qytetarët të marrin certifikata paaftësie për të shmangur shërbimin ushtarak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026