Ukraina u kërkon njerëzve që ikën nga vendi të mos kthehen këtë dimër

26 Tetor 2022 | 12:49

Ukraina u kërkon qytetarëve të saj, që u larguan nga vendi pas pushtimit rus, që të mos kthehen në shtëpi këtë dimër për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme në rrjetin elektrik, të shkaktuara nga sulmet me dronë dhe raketa ruse.

Kjo thirrje është bërë nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ditën e sotme.

“Ne duhet të mbijetojmë këtë dimër. Nëse njerëzit kthehen, rrjeti elektrik mund të dështojë,” tha ajo, shkruan CNN. 

“E shihni se çfarë po bën Rusia. Të gjithë e shohin atë. Të kthehesh tani, do të thotë të ekspozosh veten, fëmijët, të afërmit e tu të pambrojtur ndaj kësaj. Në pranverë do të doja shumë që ne të punonim së bashku për të rindërtuar rajonin tonë të Kharkiv, rajonin Kherson dhe pjesën tjetër të qyteteve dhe vendbanimeve tona këtu në Ukrainë” shtoi Vereshchuk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha, në një konferencë ndërkombëtare në Berlin të martën, se raketat ruse dhe dronët e prodhuar nga Irani kanë “shkatërruar më shumë se një të tretën” e sektorit energjetik të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026