Ukraina, Yaremchuk: Të tregojmë lojën tonë më të mirë

18 Nëntor 2024 | 21:31

Sulmuesi i kombëtares ukrainase Roman Yaremchuk ka marrë pjesë në konferencën për shtyp para ndeshjes para xhiros së 6-të të Ligës së Kombeve, në të cilën verdheblutë do të takohen me kombëtaren shqiptare.

“Do të jetë shumë e vështirë pasi po luajmë jashtë. Ndeshje të tilla janë gjithmonë të vështira. Shqipëria është një ekip i fortë. Të gjitha linjat funksionojnë shumë mirë për ta, nga mbrojtja në sulm”.

“Duhet të japim gjithçka për të vendosur rezultatin e ndeshjes. Për ta bërë këtë mjaftojnë kualifikimet e lojtarëve të kombëtares. Ne do të fokusohemi në faktin se na duhet vetëm fitorja. Nëse sulmojmë, do të krijojmë raste shënimi dhe duhet t’i kthejmë ato”.

Prandaj, nesër duhet të tregojmë lojën tonë më të mirë”, ka komentuar Yaremchuk.

Sergei Rebrov tha në konferencën për shtyp para ndeshjes se beson në të ardhmen e kësaj skuadre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026