Ukrainasit zgjedhin artin për t’u shkëputur nga realiteti i hidhur i luftës

28 Nëntor 2022 | 20:25

Teatri Akademik i Operës dhe Baletit në Odesa të Ukrainës nuk i është përkulur frikës së bombardimeve ruse. Atje vijojnë të luhen shfaqje artistike, kryesisht balet. Protagonistët e konsiderojnë performancën e tyre një mjet të mirë për t’u shkëputur nga realiteti i hidhur.

“Në skenë mendoj vetëm se si po vallëzoj dhe për personazhin tim. Mendimet e luftës nuk ndërhyjnë. Shpresoj që edhe audienca të shkëputet paksa nga lufta, sepse është e pamundur të mendosh vetëm për të”, thotë Katerina Bartosh, balerinë.

Por lufta nuk është shumë larg nga mendjet e anëtarëve të trupës së Teatrit Akademik të Operës dhe Baletit.

Që prej rihapjes së dyerve, në qershor dhe me gjysmën e stafit, teatrit iu desh të përballej me efektet e konfliktit, që po afrohej gjithnjë e më shumë.

“Shpesh herë gjatë performancave pati sulme ajrore dhe raketat shpërthyen mbi çatinë e teatrit. Ishte shumë e frikshme, artistët u trembën, por kur bombardimet mbaruan, performanca rifilloi dhe vazhdoi deri në fund”, u shpreh Harry Sevoyan, drejtor artistik.

Balerinët, muzikantët dhe teknikët që qëndruan u ndjenë sikur pasioni i tyre ishte kthyer në armë dhe tani, arti në Ukrainë është një lloj rezistence.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Shihni sa shumë njerëz kanë ardhur… Njerëzit duhet të shkëputen nga e përditshmja. Sidomos kur disa prej tyre nuk kanë elektricitet, internet, apo linjë telefonike, ky teatër është e vetmja lidhje me pjesën tjetër të shoqërisë”, theksoi Natalya Dovgaya, skenariste.

Me 3 ose 4 shfaqje në javë, shumica e biletave janë të shitura. Shtëpia e Operës në Odesa shpreson të vazhdojë të jetë një parajsë për ata që duan të harrojnë vdekjen dhe shkatërrimin, qoftë edhe për një moment.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026