Ukrainë, raketa ruse godet qytetin e Zaporizhia 

14 Tetor 2022 | 07:42

Një raketë goditi qytetin e Zaporizhia në jug të Ukrainës të premten në mëngjes, sipas informacioneve nga kreu i Administratës Ushtarake rajonale të Zaporizhia.

“Armiku ka sulmuar Zaporizhian. Infrastruktura në një nga rrethet e qytetit është shkatërruar,” tha Anatoliy Kurtev, ushtrues detyre i kryetarit të qytetit Zaporizhia.

Sipas mediave, deri më tani nuk raportohet për viktima si pasojë e sulmit.

Zaporizhia është një qendër kryesore në Ukrainën jugore, pjesërisht e pushtuar nga forcat ruse.

Në fillim të këtij muaji, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi në ligj masat për të aneksuar ilegalisht katër rajone të Ukrainës, duke përfshirë Zaporizhia.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026