Ulet 10% prodhimi i energjisë në 2024, rritet konsumi në popullatë
Në vitin 2024, energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet është ulur rreth 10%. Megjithatë, kjo sasi nuk ka prodhuar krizë në sektor, pasi një pjesë është siguruar nga importet dhe ulja e nivelit të humbjeve.
Viti 2024 nuk ishte një vit i mirë për prodhimin e energjisë elektrike, teksa hidrocentralet dhe panelet në vend arritën vlerën 7.8 gigavat orë nga 8.8 gigavat që prodhuan në vitin 2023.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se shumica e prodhimit u realizua nga hidrocentralet publike, në masën 52%, ndërsa impiantet fotovoltaike realizuan 6.5% të prodhimit të përgjithshëm.
Gjatë 12 muajve, Shqipëria bleu rreth 2.6 gigavat energji, ose 40% më tepër se vitin e parardhës, ndërkohë që shiti 2.3 gigavat, ose rreth 18% më pak.
Ndërkohë, nga e gjithë energjia e prodhuar, konsumatorët familjarë harxhuan 3.4 GWh, ndërsa bizneset dhe institucionet e tjera konsumuan 3.1 gigavat.
Në total, energjia e përdorur nga konsumatorët në vitin 2024 arriti vlerën 6.5 GWh, sasi kjo më e madhe se konsumi i vitit 2023.
Nga ana tjetër, 1.6 gigavat energji humbi në rrjet, dhe kjo sasi, e cila u vodh apo nuk kaloi për shkaqe teknike, përbën 20% të totalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive