Ulja e çmimit të energjisë, Rama: S’e bëj për fushatë, marrim fitoren e 10 radhazi

8 Janar 2025 | 19:59

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje komentuesve të cilët pretendojnë se çmimi i energjisë u ul me qëllime elektorale.

Përmes një videoje nga zyra e tij e publikuar në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që ul çmimin e energjisë elektrike që pas luftës në Ukrainë.

Ai hedh poshtë pretendimet se kjo është një lëvizje elektorale në prag të zgjedhjeve duke u shprehur se PS e ka të sigurt fitore e 10 radhazi.

”E para, ne nuk e kemi rritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Në gjithë botën çmimi është rritur në shumë vende pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo e jona është ulja e vetme në Evropë për çmimin  e energjisë që nga lufta në Ukrainë. E dyta, kush thotë që është ulje elektorale duhet të më gjejë një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral, që të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike financiare të vendit, ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë para një procesi zgjedhor, ta kemi hequr pas fitores së zgjedhjeve?

Nuk ka, mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur. Dhe mos harroni dhe një gjë, kur unë nuk i kam bërë këto më parë kur kisha dhe të tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve që do marrim fitoren e 10-të radhazi që do ketë notën dhjetë për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët”, tha Rama.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026