Ulsi Manja: Presidenti rrezikoi stabilitetin e vendit, votimi në Parlament do të jetë politik

24 Qershor 2020 | 18:44

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pavarësisht ngecjes së procesit të vetingut, shprehet i bindur se reforma në drejtësi do të japë shumë shpejt rezultatet e pritura, ndërsa për hetimin parlamentar ndaj Presidentit thotë se shumë shpejt do të arrihet në përfundime.

Deputeti socialist e cilësoi aktin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale nga Ilir Meta si cenim serioz të stabilitetit në Shqipëri, kurse për opinionin e Komisionit të Venecias thotë se janë institucionet shqiptare ato që vlerësojnë se për shkallën e shkeljes së Kushtetutës.

“Komisioni nuk do të ketë shtyrje afati, do të ketë një produkt në mesin e muajit korrik. Duket si gjë e kaluar por anulimi i zgjedhjeve rrezikonte seriozisht stabilitetin në Shqipëri. Uzurpoi kompetencën kushtetuese. Venecia për zgjedhje e qershorit ka thënë se Presidenti nuk e ka kompetencë të shprehet në kushtet dekretimit të shtyrjes së zgjedhjeve. Nëse është e lehtë apo e rëndë ngelet të vlerësohet nga institucionet shqiptare”, tha Manja.

Ai shtoi se, Komisionit parlamentar Hetimor do të japë një vlerësim juridik dhe kushtetues të çështjes, ndërsa votimi i Parlamentit më pas tha Manja është politik. Por, deputeti socialist shtoi më tej se, edhe nëse Parlamenti do të votojë shkarkimin e Metës, është gjykata Kushtetuese që e vlerëson nëse shkelja që ka kryer është e rëndë për ta shkarkuar.

Kur kanë kaluar 4 vite nga miratimi i reformës në drejtësi në Parlament, Manja tha se tashmë ka përfunduar ngritja e arkitekturës së institucioneve të reja në drejtësi. Ai tha se pavarësisht se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jashtë funksioni, sistemi gjyqësor në shkallet e tjera është funksional.

“Nuk mendoj se vetingu ka krijuar thatësisë, ai për këtë u ndërtuar për të nxjerr nga sistemi pjesën e kalbur. Kam dhe  unë merakun tim për vetingut, që është shpejtësia. Do të duhet ta përmbyllin misionin brenda afatit që është caktuar”, u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve.

Sipas Ulsi Manja reforma ka rikthyer besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe u shpreh i bindur se shumë shpejt do të vijnë dhe rezultatet e prekshme, madje dhe nivel të lartë.

“Reforma është konceptuar që politika ti ketë duart larg nga sistemi i drejtësisë. Opozita nuk ka dhënë asnjë kontribut për zbatimin e reformës në drejtësi. Ka  brenda opozitës mjaftueshëm kolegë juristë që e dinë shumë mirë se reforma në sistemin e drejtësisë garanton pavarësinë nga politika”, përfundoi socialisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021