Ultimatumi i Trump, Kremlini: Paqja duhet të arrihet me Ukrainën, jo me SHBA-të

30 Prill 2025 | 15:21

Kremlini ka deklaruar se një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të arrihet nëpërmjet negociatave me Kievin, dhe jo me Shtetet e Bashkuara. Kjo deklaratë vjen një ditë pas paralajmërimit nga Uashingtoni se mund të tërhiqet si ndërmjetës nëse nuk ka përparim të dukshëm në këtë proces.

Duke folur në një maratonë edukative në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se Moska vlerëson përpjekjet amerikane për të ndërmjetësuar një zgjidhje, duke theksuar se Rusia mbetet e hapur për propozime. “Në të njëjtën kohë, ne e kuptojmë se shkaqet rrënjësore të krizës ukrainase janë shumë komplekse për t’u zgjidhur brenda natës. Ka shumë nuanca që duhet të merren parasysh. Një marrëveshje e paqes duhet të arrihet me Ukrainën, jo me Amerikën,” tha Peskov.

Ai shtoi se presidenti Vladimir Putin është i gatshëm për negociata dhe se mund të vendosen kontakte direkte edhe me presidentin amerikan Donald Trump, nëse konsiderohet e nevojshme. Peskov theksoi gjithashtu se Rusia nuk ka marrë ende ndonjë sinjal nga Kievi që sugjeron se pala ukrainase është gati të angazhohet në negociata pa parakushte.

“Nuk kemi dëgjuar ndonjë deklaratë ose koment nga Kievi, kështu që nuk e dimë nëse Kievi është gati për këtë apo jo,” tha ai. Zëdhënësi rus theksoi gjithashtu se është “absolutisht e pamundur” të injorohet situata aktuale në terren gjatë diskutimeve për paqen.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, në një postim në “Truth Social”, pas një vale sulmesh ruse me raketa mbi qytete të ndryshme ukrainase, shprehu dyshime për gatishmërinë e Putinit për të ndalur luftën, duke shkruar: “Ndoshta ai thjesht dëshiron të më mbajë zvarrë mua.”

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se SHBA do të tërhiqet si ndërmjetës në procesin e paqes nëse nuk sheh “propozime konkrete” nga të dyja palët, Moska dhe Kievi, për t’i dhënë fund konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, paralajmërime të reja për reshje të dendura

Tajvani lëshoi ​​alarme për shira të rrëmbyeshëm të premten, pas reshjeve të rrëmbyeshme që vranë të paktën dy persona dhe shkaktuan përmbytje të gjera në...
15:12 | 27/06/2026

Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor

Ushtritë kineze dhe ruse kryen të shtunën stërvitjen e tyre të 11-të strategjike ajrore të përbashkët mbi Detin e Japonisë, Detin e Kinës Lindore dhe...
15:04 | 27/06/2026

Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

Mediat shtetërore iraniane raportuan se sulmet goditën një antenë telekomunikacioni në zonën Sirik të Iranit jugor. Bahreini tha se ishte shënjestër e “një numri” dronësh...
14:45 | 27/06/2026