Ultimatumi i Trump për Putinin, reagon Ukraina
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, ka mirëpritur mesazhin e dërguar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi Rusinë me më shumë taksa dhe sanksione nëse nuk ndalon luftën e saj kundër Ukrainës. Gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, Sybiha shprehu mbështetje për deklaratat e Trump, duke theksuar se Ukraina ka shpresë se mesazhi i tij do të sjellë një “dinamikë të re” në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
“Ne i mirëpresim vërtet mesazhet kaq të forta nga Presidenti Trump,” tha Sybiha, duke theksuar se Ukraina beson se Trump mund të jetë një faktor kyç për të ndryshuar kursin e ngjarjeve dhe për të sjellë një zgjidhje afatgjatë për konfliktin.
Kremlini, nga ana e tij, ka reaguar ndaj kërcënimeve të Trump, duke shprehur gatishmërinë për një dialog të barabartë dhe respektues, duke shprehur gatishmërinë për bisedime të drejtpërdrejta.
Deklaratat Trump i bëri përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social. Presidenti amerikan i bëri thirrje Putinit të arrijë një marrëveshje “tani” dhe kërcënoi me vendosjen e sanksioneve shumë të ashpra ndaj Moskës, nëse konflikti nuk zgjidhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s