Dëbimi i diplomatëve nga Shqipëria, reagon Irani
Irani ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për të dëbuar diplomatët e këtij shteti nga vendi ynë pas sulmit kibernetik pak kohë më parë.
Në një deklaratë pasditen e së mërkurës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet e pabaza të qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit.
Ai tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet politike me Iranin bazuar në pretendime të tilla të pabaza, një veprim i pamenduar në marrëdhëniet ndërkombëtare, shkruajnë mediat në Iran.
“Si një nga vendet që ka qenë objekt i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.
Ai tha se palët e treta që mbështesin terrorizmin kanë ndikuar në vendimin e gabuar të Shqipërisë.
Reagimi i menjëhershëm i Izraelit dhe SHBA dëshmojnë për një fushatë të re kundër Iranit, theksohet në reagim.
Në deklaratë shprehet keqardhja që Tirana zyrtare u influencua në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026