“Unë po bëj një mision”, Rama përplaset me ndjekësin: Duhet të pranoj sharjet e tua

8 Prill 2025 | 09:15

Duke folur këtë të martë në rubrikën e tij të përditshme në rrjete sociale “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj një qytetari i cili i thoshte se kur të humbasë zgjedhjet do të ngelet pa punë.

Rama i tha se drejtimi i qeverisjes nuk është punë për të, por është një mision, dhe duke qenë se është mision, ai tha se duhet të bëjë edhe gjëra që nuk do t’i bënte, si p.sh. t’i përgjigjej këtij komentuesi.

“Sa i përket zanatit, që thua se do ngelem pa punë po nuk fitova zgjedhjet, po të them që kam plot gjëra të tjera që dua të bëj, por këtë që bëj tani është një mision, nuk është një punë. Se po të mos ishte mision, nuk do humbisja asnjë sekond duke komunikuar me një si ty që shan, por të respektoj edhe ty, sepse je një nga forcat, një nga qelizat e organizmit të gjallë të këtij vendi dhe me këtë mision e kam për detyrë të komunikoj dhe me ty dhe të pranoj edhe sharjet tua. E kupton? Nuk është puna ime kjo, ky për mua është mision dhe jam në këtë mision për të çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Evropian dhe aty mbaron misioni, e kupton”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar

Tre grupet parlamentare të opozitës, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Ndryshim, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se janë...
12:47 | 27/07/2026

Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i...
12:46 | 27/07/2026

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026