English

UNESCO: Borsch-i në listën e ushqimeve tradicionale të rrezikuara për Ukrainën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pushimi rus, ndër të tjera duket se po rrezikon edhe trashëgiminë shpirtërore në Ukrainë. Vetë UNESCO ka vendosur në listën e saj të trashëgimisë së rrezikuar ushqimin tradicional të Ukrainës.

- Advertisement -

Supa, e cila në përbërjen kryesore të saj ka lakrën, u shtua në listën e traditave kulturore “në nevojë urgjente për t’u mbrojtur” javën e kaluar.

Por a është Borsch vërtet në rrezik?!

“Fitorja në luftën për borsch është e jona!” – u shpeh Ministri i Kulturës i Ukrainës Oleksandr Tkachenko, në një reagim në Telegram pasi dëgjoi njoftimin nga UNESCO.

Borshi ynë nuk ka nevojë për mbrojtje, por duhet t’i nënshtrohet shkatërrimit të menjëhershëm dhe të plotë në pjatë” – tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në postimin e saj në Telegram.

Origjina e supës mund të gjurmohet në Kyivan Rus’, një mbretëri e lashtë që i paraprin Rusisë dhe Ukrainës moderne dhe përfshin zona të Evropës Lindore dhe vendeve nordike.

UNESCO ishte e kujdesshme për të shmangur nënkuptimin që pjata është ekskluzive për Ukrainën dhe vuri në dukje se ka një shumëllojshmëri recetash që përfshijnë mish dhe peshk.

UNESCO tha se borsch është i kërcënuar për shkak të zhvendosjes së bartësve të recetave nga komunitetet e tyre, përçarjes së jetës kulturore dhe shkatërrimit të mjedisit që pengon aksesin në përbërës. Megjithatë, qëndrueshmëria e elementit kërcënohet nga faktorë të ndryshëm që nga fillimi i konfliktit të armatosur në shkurt 2022, tha UNESCO.

Organizata e përshkruan përgatitjen e Borsch-it si një praktikë që ka kaluar midis brezave dhe daton qindra vjet më parë. Pjata përdoret në mënyrë ceremoniale në zona si rajoni i Podillia-s, ku në ditën e tretë të dasmës, të quajtur nevistky – na borshch, familja viziton nusen e re për të ngrënë së bashku borsch.

 Supa gjendet në përrallat dhe fjalët e urta popullore në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të vendeve të tjera, postimi i Tkachenko në Telegram deklaroi se supa ishte “zyrtarisht” ukrainase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Java kulturore greke, në Tiranë shfaqet ‘Miti i Amazonave’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×