Universiteti në SHBA anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat propalestineze

26 Prill 2024 | 10:27

Universiteti i Kalifornisë Jugore njoftoi të enjten se e ka anuluar ceremoninë kryesore të diplomimit këtë vit, për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave kundër luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ne nuk do të jemi në gjendje ta organizojmë ceremoninë kryesore që tradicionalisht i sjell së bashku 65.000 studentë, familje dhe miq në kampusin tonë në të njëjtën kohë”, tha universiteti.

Lufta në Gazë ka nxitur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane dhe i ka nxitur studentët të ngrenë kampe protestuese nëpër kampuset e universiteteve në gjithë vendin ditëve të fundit.

Qindra protestues janë arrestuar, përfshirë më shumë se 90 në Universitetin e Kalifornisë Jugore të mërkurën.

Disa universitete i kanë thirrur policinë për t’i shpërndarë protestuesit, derisa të tjerat kanë vendosur të presin përfundimin e protestave, pasi semestri i këtij viti është afër përfundimit.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi më 7 tetor, kur pjesëtarët e këtij grupi palestinezë u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026