Ekspertja: Shqiptarët nuk e kanë problem të paguajnë 5 € për të hyrë në Venecia
Turistët që vizitojnë Venecia do të paguajnë nga sot një taksë turistike. Përkatësisht, qyteti vendos një tarifë prej pesë eurosh për turistët që e vizitojnë këtë qytet vetëm për një ditë.
Migena Kamberi, eksperte turizmi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Italia ka kryesuar në kërkesat për destinacionet turistike dhe ndër qytetet e Italisë një nga më të preferuarat është Venecia sidomos në periudhën e karnavaleve.
Teksa komentoi taksën për turistët që hyri në fuqi një ditë më parë, ajo u shpreh se shqiptarët nuk do e kenë problem ta paguajnë atë, mjafton që të shkojnë në Venecia.
“Italia ka kryesuar nga destinacionet e tjera, Venecia në veçanti. Mendoj se shqiptarët s’e kanë problem fare ta paguajnë taksën 5 euro, mjafton që të shkojnë. Venecia është pak e shtrenjtë krahasuar me qytetet e tjera”, tha ekspertja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026