Urban Story/ Papastefani: Mungojnë artizanët te Pazari i Ri
Sot pazari i ri ka marrë një fytyrë mjaft moderne njëkohësisht, por dhe fatmirësisht është rikthyer në identitet.
“Për fat në këtë pjesë koha ka ndaluar dhe ne mund të bëjmë një narrativë të viteve të para, pas shpalljes së Tiranës kryeqytet arrijmë të flasim për vitet ‘20, arrijmë të flasim për vitet ‘30, ‘40 kur u bë sheshi dhe u konsolidua urbanistikisht”, thotë Papastefani.
Është pikërisht pazari i ri, ndoshta hapësira më domethënëse dhe që tregon shumë për gjithë historinë e Tiranës kryeqytet.
“Një turist arrin ta lexojë narrativën dhe historinë e qytetit gjatë dekadave të para. Sheh dinamizmin e pazarit, sheh si funksionon dinamika, aktivitetet e ndryshme në kompleksin e pazarit dhe sheh atë pozitivitetin e shqiptarëve”,- tregon Andi Papastefani.
Artizanalja është një zanat që nuk ka hapësirën e duhur në Pazar sipas Papastefanit. Ndaj sipas tij duhet një artizan, që sheh qeleshe, qilim ose poçe balte.
Pazari i Ri deri më sot është restauruar katër herë që nga themelimi, por fatmirësisht është ruajtur origjinaliteti i tij. Pjesa më e madhe prej jush e kanë frekuentuar pazarin, por sot ju treguam pak nga e kaluara për ta njohur më mirë atë.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta