Urbanistja Musai: Tirana, shumë larg qytetit të gjelbër
Tirana është shumë larg promovimit si “qyteti i gjelbër”, sipas urbanistes Doriana Musai.
E ftuar në “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ajo tha se nuk ka ende një plan të qartë për rregullimin e situatës së trafikut dhe vendparkimeve në kryeqytet, por vetëm plane emergjencash.
Urbanistja solli në vëmendje (referuar kronikës) se afër qendrës shëndetësore nr. 9 dhe asaj të specialiteteve nr. 2 ka afër korsi biçiklete, stacion autobusi, stacion taksi, por asnjë lehtësi për qytetarët.
“Ka një mbivendosje të mobiliteteve të qytetit në të njëjtën pikë, pastaj ka dhe shërbime të shtuara që janë në këtë rast qendrat shëndetësore dhe nuk ka asnjë lehtësim se si mund të hyhet, të dilet te qendra shëndetësore,” – u shpreh Musai.
Sipas saj ky është problemi kryesor që po të zgjidhej do të ndihmonte në qarkullim dhe funksionim më të mirë të vendparkimeve.
Mbulimi i gjithë qytetit nuk bëhet nga transporti publik e si rrjedhojë, qytetarët detyrohet të përdorin makinat personale, një tjetër problematikë që duhet të marrë zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor