Urdhri i zv.ministres së Shëndetësisë: Terapi hormonale për personat transgjinorë

28 Maj 2026 | 22:35

Për herë të parë në shërbimin publik shëndetësor në vend, do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë. Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike.

Protokolli parashikon trajtim për të rriturit dhe, por edhe për adoleshentët nga 16 vjeç kur vlerësohet nga mjeket edhe ka miratimin e familjes.

Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar më 28 prill dhe firmosur nga zv. ministrja Eugena Tomnini, synon t’i japë zgjidhje kësaj situate.

Tashmë të gjithë ata persona që duan të ndryshojnë trupin përmes hormoneve për t’iu përshtatur identitetit gjinor (që jo detyrimisht përputhet me seksin biologjik) do të kenë të drejtë ta marrin këtë trajtim në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Trajtimi do të kryhet në shërbimin e endokrinologjisë në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike përmes sigurimeve shëndetësore.

Protokolli përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin e pacientëve gjatë tranzicionit hormonal. Terapia do të jetë e aksesueshme për burrat transgjinorë përmes testosteronit dhe për gratë transgjinore përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.

Sërpara nisjes së terapisë, pacientët duhet t’i nënshtrohen analizave mjekësore, vlerësimeve psikosociale dhe të firmosin pëlqimin e informuar për efektet dhe rreziqet e mundshme.

Ministria paralajmëron se terapia hormonale mund të shoqërohet me komplikacione shëndetësore, ndaj pacientët do të monitorohen periodikisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026