Ursula von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin
Në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën.
Von der Leyen do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet me dije se takimi mes Presidentes së KE-së dhe kreut të shtetit të Kosovës do të zhvillohet në orën 13:00.
Von der Leyen nisi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor me Tiranën ku zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa mori pjesë edhe në Forumin e Investimeve BE-Shqipëri.
Më pas Ursula von der leyen udhëtoi drejt Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, sot në Kosovë, për ta mbyllur turin e saj ditën e nesërme të 16 tetorit me Shkupin.
Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, ndonëse ajo i vizitoi të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun