Ushqimet ndikojnë në tru po aq sa në trup!
Emisioni “Enigmat e Hipokratit” që do të transmetohet sot në Euronews Albania do të trajtojë temën që ka lidhje me ushqyerjen dhe ndikimin e saj në Trurin e njeriut.
Të gjithë ne mendojmë se ushqejmë vetëm trupin me produktet ushqimore që konsumojmë çdo ditë, por në të vërtetë, në radhë të parë ne ushqejmë Trurin tonë. Njerëzit për forcë zakoni, i përmbahen me besnikëri idesë se ne ushqejmë vetëm trupin, duke harruar Trurin.
Ushqimet ndikojnë në tru po aq sa në trup. Ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në mirëqenien tonë mendore, në gjendjet emocionale dhe në humorin e përditshëm.
Në shëndetin mendor një rol të pazëvendësueshëm ka gjithashtu ushqimi i Trurit me vitaminat e duhura.

Neurologët, dhe veçanërisht ata neurologë që studiojnë neuroshkencën ushqimore, shpjegojnë se mungesa apo tepria e disa komponentëve ushqimore si vitaminat, karbohidratet, yndyrnat dhe sheqernat ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut, në mënyrë pozitive apo negative…
Për këto argumente mjaft të rëndësishme do të jetë i ftuar në studio mjeku neurolog, Dr. Genci Çakshiri. Për më shumë detaje ndiqni “Enigmat e Hipokratit”, sot në orën 17:00, Euronews Albania.
Klinika “Genotime” Prishtinë, aty ku perfeksiononi imazhin tuaj!
“Sheqeri, sa duhet të konsumojmë që të jemi të shëndetshëm?”
“Klinika që garanton dhëmbë dhe lëkurë të shëndetshme!”
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)