Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kosovë

25 Dhjetor 2025 | 19:28

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim, pjesë e misionit të KFOR-it, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre ditore përgjatë vijës kufitare në Kosovë.

Ata zhvilluan patrulla me qëllim sigurimin e një prezence të dukshme dhe siguruese në terren, raporton KosovaPress.

Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë rol kyç në misionin e KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026