Ushtarët kroatë të KFOR-it realizojnë patrullime për sigurinë e Kosovës
Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim e misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, planifikuan dhe zhvilluan patrullime në Vërmicë, në pjesën jugore të Zonës së Përgjegjësisë së kësaj komande.
Patrullime sikurse kjo në pjesën më jugore të Kosovës, pranë kufirit me Shqipërinë, KFOR-i tha se kryhen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet.
“Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa ndërveprimi i rregullt me popullatën vendore ndihmon në forcimin e besimit ndaj KFOR-it dhe në përforcimin e rolit të tij të paanshëm në gjithë rajonin”, njofton KFOR-i.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane