Marrëveshja me SHBA, Maqedonci: Kosova do të pajiset me helikopterë Black Hawk
Kosova do të investojë në forcimin e sistemit të mbrojtjes, duke blerë helikopterë të llojit Black Hawk, falë një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ministri i Mbrojtjes, i cili njoftoi se modernizimi i sistemit mbrojtës të vendit do të përfundojë deri në vitin 2028.
Në të ardhmen e afërt, Kosova mund të bëhet me helikopterë ushtarakë, si rezultat i një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes që ka nënshkruar me SHBA-në.
“Mes tjerash, marrëveshja adreson edhe çështjen e kapaciteteve ajrore, pra ndërtimin e flotës së helikopterëve, që është një kapacitet i planifikuar për t’u ngritur në Forcën e Sigurisë të Kosovës (FSK). Po ashtu, për këtë çështje, kemi pasur takime të rëndësishme gjatë vizitës që kemi realizuar në Washington së bashku me komandantin e FSK-së. Kemi qenë drejtpërdrejt në fabrikën e prodhimit të helikopterëve Black Hawk, ku diskutuam për çështjet e detajuara dhe mundësitë procedurale për blerjen e tyre”, tha Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Por kjo nuk është e gjitha. Shteti më i ri në Evropë do të pajiset edhe me sisteme të tjera mbrojtëse.
“Kosova ka mbështetje nga SHBA për blerjen e këtyre helikopterëve, po ashtu kemi mbështetje për blerjen e sistemeve të tjera, të cilat do të bëhen pjesë e FSK-së në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit. Ky proces do të zhvillohet nga tani deri në vitin 2028”, tha Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Ministri i Mbrojtjes gjithashtu njoftoi edhe kohën kur ushtria e Kosovës do të marrë Javelinët e parë, të cilët janë blerë nga amerikanët.
“Për Javelinët, ne jemi duke ekzekutuar pagesat për këtë sistem kundërtank. Do t’i kemi në kohë në FSK, bazuar në planet për furnizim. Po bëjmë përpjekje që një sasi t’i kemi brenda këtij viti, edhe pse ushtria e Kosovës nuk ka mungesë kapacitetesh kundërtank, pasi kemi blerë edhe më herët sisteme të ngjashme, që janë moderne dhe efikase”, tha Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Nisma për këtë marrëveshje, që ka 5 pika, u miratua të mërkurën në mbledhjen e radhës të Qeverisë në detyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL