Ushtarët ukrainas po mbështeten në raketat amerikane antitank ‘Javelin’
Ushtarët ukrainas i vlerësojnë raketat ‘Javelin’ si të shenjta. Ata thonë që përdorimi i tyre, pavarësisht motit, ka patur një ndikim shkatërrues kundër automjeteve të blinduara ruse dhe madje edhe helikopterëve.
Një rreshter 34-vjeçar i një batalioni antitank nga Poltava, që përdor pseudonimin Yar, thotë se sistemi ‘Javelin’ është shumë efektiv edhe gjatë natës.
“Pavarësisht ndryshimit dramatik në temperaturë midis objektivit dhe ajrit të ftohtë të natës, avullimi i lagështisë që vjen nga toka nuk e pengon shikimin”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
‘Javelin’ mund të përdoret nga një individ, por në Ukrainë atë e përdorin një ekip prej 2 apo 3 ushtarësh.
Një tjetër luftëtar, 35-vjeçar, i cili përdor pseudonimin ‘Mercedes’, po stërvitet së bashku me mjekun 22-vjeçar i njohur si ‘Poeti’. Asnjëri prej tyre nuk e tregon emrin për arsye sigurie. Ata të dy dolën vullnetarë pak ditë pasi Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. “’Poeti’ braktisi studimet në Universitetin e Kharkivit për t’u bashkuar me forcat e armatosura. Ushtari tjetër, ‘Mercedes-i’ u largua nga biznesi i tij.
“Ishte një biznes që e doja shumë dhe doja ta zgjeroja, por këta njerëz të tmerrshëm, rusët, erdhën dhe shkatërruan gjithçka…”, thotë për Zërin e Amerikës, ushtari ukrainas ‘Mercedes’.
‘Javelin’, sipas ushtarit ukrainas ‘Yar’, është një armë e sofistikuar.
“Pas lëshimit, nuk keni nevojë ta rregulloni objektivin, raketa bën gjithçka vetë. Amerikanët kanë bërë një punë të shkëlqyer me këtë sistem”, thotë për Zërin e Amerikës ushtari ukrainas ‘Yar’.
Raketat ‘Javelin’ nuk janë të lira. Çdo raketë kushton nga 160 mijë deri në 177 mijë dollarë shkruan VOA.
Lufta në Ukrainë e ka bërë ‘Javelin-in’ një armë shumë më popullore, si brenda ashtu edhe jashtë Ukrainës. Prodhuesi i saj, kompania amerikane ‘Lockheed Martin’, pothuajse ka dyfishuar prodhimin e raketave. Deri në fund të vitit 2026, kompania planifikon të prodhojnë rreth 4000 raketa në vit.
LEXO GJITHASHTU:
Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu