Ushtria amerikane: SHBA do të vazhdojnë bllokadën e Ngushticës së Hormuzit për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Admirali Bradley Cooper ka deklaruar këtë të premte se ushtria amerikane ka burimet për të mbështetur bllokadën e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Sipas tij, bllokada do të mbetet në fuqi për aq kohë sa presidenti Donald Trumo thotë se do të mbetet në fuqi.
“Forcat amerikane kanë sytë nga çdo port iranian”, tha ai, duke përfshirë edhe zbulimin nga lart me anë të dronëve MQ-9 dhe avionëve të patrullimit detar P8.
“Ne jemi në gjendje ta mbajmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ai.
Cooper tha se asnjë anije amerikane nuk është sulmuar që nga fillimi i operacionit dhe që nga e premtja kishte pasur 19 anije që kishin tentuar të shkelnin bllokadën, por i kishin kushtuar vëmendje paralajmërimeve të SHBA-së dhe ishin kthyer në port pa incidente.
Cooper nuk donte të përcaktonte numrin e minave që iranianët kanë hedhur në ngushticë që nga fillimi i luftës në shkurt, por ai tha se numri është brenda aftësisë për t’i hequr dhe SHBA-të kanë kryer këto operacione çminimi.
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë