Ushtria e Kosovës në misione paqeruajtëse, Meta: Duhet të jetë sa më parë anëtare e NATO-s
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës që të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë
Kreu i shtetit thekson se Kosova e meriton plotësisht që të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.
“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane. Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë. Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”, shkruan Meta në një postim në Facebook.
Ushtria e Kosovës do të renditet përkrah ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni tha për Euronews Albania se kjo është një ngjarje historike për kombin dhe shtetit e Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta