Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e banorëve në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite lëshoi urdhra gjithëpërfshirës evakuimi për të mbuluar pjesën më të madhe të qytetit jugor të Rafah në Rripin e Gazës të hënën në mëngjes.
Ky veprim ka ndodhur pas rinisjes së luftës ajrore dhe tokësore nga Izraeli kundër grupit militant Hamas, që ka shpallur fundin e armëpushimit më herët gjatë këtij muaji.
Izraeli ka nisur një operacion të madh në Rafah, që ndodhet në kufirin me Egjiptin, vitin e kaluar, duke lënë pas gërmadha të mëdha në qytet. Forcat izraelite kanë kapur një zonë strategjike tampon përgjatë kufirit, duke mos u tërhequr siç kërkohej nga marrëveshja e armëpushimit, duke thënë se është e nevojshme për të parandaluar kontrabandën e armëve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zgjodhi ish-komandantin e marinës Eli Sharvit për të kryesuar agjencinë e sigurisë së brendshme, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë izraelite që ngrijti shkarkimin e shefit aktual të Shin Bet, Ronen Bar.
Gjithashtu, sulmet ajrore të dyshuara të SHBA-së goditën rreth kryeqytetit të Jemenit, Sanaa, që kontrollohet nga rebelët Huthi, duke shkaktuar të paktën një të vdekur. Pas sulmeve të ditëve të tjera, të cilat ishin veçanërisht intensive, shkalla e dëmeve dhe viktimave nuk është bërë e qartë menjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij
Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij
- 15:06 Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
- 14:52 Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
- 14:35 Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
- 14:19 Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE