Ushtria izraelite vret 23 palestinezë pranë një vendi ndihme në Gaza
Forcat izraelite kanë vrarë 23 palestinezë pasi hapën zjarr ndaj turmave të mbledhura pranë një vendi për shpërndarjen e ndihmave, thonë dëshmitarë dhe mjekë.
Tanke dhe dronë qëlluan drejt mijëra njerëzve pranë një qendre shpërndarjeje në Gazën qendrore, të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, thanë dëshmitarët dhe mjekët.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se trupat qëlluan me armë paralajmëruese pasi njerëzit u mblodhën aty pranë. Një avion izraelit më pas goditi “disa të dyshuar”, të cilët, sipas IDF-së, vazhduan të ecnin drejt trupave.
GHF ka mohuar se ka pasur të shtëna pranë vendeve të saj. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 400 palestinezë janë vrarë në incidente të ngjashme që nga fundi i majit.
Atëherë GHF mori përsipër pjesën më të madhe të shpërndarjes së ndihmave në Gaza, në një përpjekje të Izraelit për të anashkaluar OKB-në si furnizuesi kryesor i ndihmës.
Ky veprim pasoi një bllokadë të plotë tremujore izraelite, gjatë së cilës nuk hyri asnjë ushqim në territor, duke e vënë të gjithë popullsinë në rrezik kritik nga uria, sipas një vlerësimi të mbështetur nga OKB-ja.
Në pothuajse të gjitha incidentet, dëshmitarët kanë thënë se trupat izraelite kanë hapur zjarr, megjithëse ka pasur edhe raportime për persona të armatosur vendas që kanë qëlluar drejt njerëzve.
Një zëdhënës i spitalit al-Awda në Nuseirat konfirmoi se kanë marrë 23 trupa dhe më shumë se 100 të plagosur. Imazhet nga spitali tregojnë trupa në dysheme.
IDF tha se incidenti ishte duke u shqyrtuar.
Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, tha se sistemi i shpërndarjes së ushqimit i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, i drejtuar nga GHF, po e “përkeqsonte një situatë të dëshpëruar humanitare”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh