Ushtria ruse do të bëhet e dyta më e madhe në botë, Putin urdhëron zgjerimin

17 Shtator 2024 | 13:29

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të zgjerohet me 180,000 trupa, ka thënë Kremlini.

Sipas mediave të huaja, kjo do të thotë se ai përbëhet nga 1.5 milionë ushtarakë aktivë, duke u bërë i dyti në përmasa vetëm pas ushtrisë kineze.

Një rritje e tillë do të thotë se Rusia do të parakalojë Shtetet e Bashkuara dhe Indinë, sipas të dhënave nga një institut ushtarak, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

“Kjo është për shkak të numrit të kërcënimeve që ekzistojnë për vendin tonë përgjatë perimetrit të kufijve tanë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo është shkaktuar nga mjedisi jashtëzakonisht armiqësor në kufijtë tanë perëndimorë dhe paqëndrueshmëria në kufijtë tanë lindorë”, tha Peskov më tej.

“Kjo kërkon që të merren masat e duhura”, shtoi ai.

Është hera e tretë që Vladimir Putin zgjeron ushtrinë ruse që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n. Trump në postimin e tij “Truth Social” shkruan...
15:04 | 02/07/2026

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026