Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon emrin e radhës presidentit Meta
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur t’i dërgojë presidentit Ilir Meta emrin e Sonila Bejtjas për vakancën e radhës në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tani pritet të vendosë për znj. Bejtja nëse do ta dekretojë apo jo anëtare të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.
“Këshilli vijoi më intevistimin e kandidates tjetër, Znj. Sonila Bejtja e cila është paraqitur sot përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e saj në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese dhe vlerësimit të njohurive në gjuhën angleze. Pas përfundimit të intervistimit të kandidates, KED vijoi me procedurën e pikëzimit dhe renditjes. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve bëri pikëzimin e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe miratoi vendimin përkatës. KED vijoi me miratimin e vendimit mbi listën përfundimtare të renditjes dhe raportit përkatës, i cili do t’i dërgohet menjëherë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KED.
Ambasadorët e ShBA dhe BE-së kanë kërkuar të punohet për plotësimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas ligjit, në përbërjen e saj duhet të ketë nëntë anëtarë. Aktualisht ky institucion ka në organikën e tij gjashtë anëtarë, çka tregon faktin se Kushtetuesja tashmë është funksionale, por ende jo e plotë.
Në një intervistë ekskluzive pak ditë më parë për Euronews Albania, ambasadorja Yuri Kim u shpreh se Shqipëria arriti një çast historik me betimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtuese, ndërsa theksoi se kjo arritje i jep funksion gjykatës për të shqyrtuar dhe vendosur mbi çështje.
“Së pari dua të uroj popullin shqiptar që ka arritur një gur kilometrik. Dua të theksoj se ky ka qenë një vit i vështirë për këdo. Ka qenë gjithashtu një vit i vështirë për reformën në drejtësi. E nisëm vitin me katër nga nëntë gjyqtarët që nevojiten për Gjykatën Kushtetuese. Duhen gjashtë gjyqtarë për të pasur funksionueshmëri dhe këtë e arritëm gjatë javëve të fundit, veçanërisht këtë mëngjes me betimin e Përparim Kalos,” tha ambasadorja Kim në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu.
Kryediplomatja Yuri Kim i tha gjithashtu Euronews Albania se projekti i radhës ku SHBA-ja është e fokusuar është ngritja e Gjykatës së Lartë.
Lexoni gjithashtu:
Meta dekreton anëtarin e 6-të, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale
Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese
Manjani: Rreziku që i kanoset Shqipërisë nga një Gjykatë Kushtetuese me 6 anëtarë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta