Vakanca në Kushtetuese dhe realizimi i reformave, Ruçi pret në zyrë ambasadoren Yuri Kim
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim.
Përmes një njoftimi për mediat, zyra e Kuvendit bën me dije se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa me shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, në konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Po sot presidenti i republikës, Ilir Meta pritet të takohet me kryeparlamentarin Ruçi me kërkesë të vetë kreut të shtetit, ku do diskutohet po ashtu për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e saj sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta