Vakancat në ILD, Artur Metani letër ministres Gjonaj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve

28 Dhjetor 2020 | 12:22

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve.

ILD kërkon që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat nga radhët e magjistratëve, të ulet në 7 vite, në mënyrë që të plotësohen vakancat për inspektor në këtë institucion.

ILD është institucioni që verifikon dhe heton shkeljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 Prej 10 muajsh ILD po funksionon me vetëm 1 inspektor, ndërkohë që në ligj parashikohet të ketë 28 të tillë.

Megjithatë hetime dhe procedime për gjyqtar dhe prokuror që kanë shkelur ligjin kanë nisur në disa raste.

Lexoni gjithashtu:

Artur Metani: 1600 ankesa për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, por s’ka kush t’i shqyrtojë!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026