Vaksina kundër Covid-19, Endri Fuga: Ballkani Perëndimor është lënë i vetëm në këtë sfidë

27 Dhjetor 2020 | 15:06

Ndërsa vaksina kundër Covid-19 nis këtë të diel për shtetet e Bashkimit Europian, Shqipëria ende nuk ka një datë zyrtare se kur do mund të sigurohet për qytetarët. 

Lajmi i shpërndarjes së vaksinës në vendet e BE ka bërë që këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga të reagojë në twitter duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë lënë në forcat e tyre.

“Dhe ta mendosh se popullsia e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor arrin të bëjë më pak sesa popullsia e një vendi të vetëm të Bashkimit Europian. Në pandemi ti mund të jesh aq i sigurt sa janë edhe fqinjët e tu”, shkruan Fuga. 

Megjithatë, kryeministri Edi Rama së fundmi ka deklaruar se vaksina kundër-COVID do të vijë në Shqipëri në fillim të vitit. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se përveç bisedimeve për vaksinën Pfizer dhe Moderna, qeveria shqiptare është afër mbylljes së marrëveshjes për sigurimin e vaksinës nga kompania ‘Asrtrazeneca’. 

Përpos këtyre diskutimeve, Shqipëria është gjithashtu pjesë e aleancës Covax, përmes së cilës pritet të sigurohen vaksina në gjysmën e parë të vitit 2021. Shqipëria  ka parapaguar  3.9 milionë dollarë tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.

Sipas Ramës, vaksinimi do nisë me mjekët dhe personelin shëndetësor në fillim të muajit janar dhe do të kryhet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ për të shmangur grumbullimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026