Vaksina kundër Covid-19, kryeministri Rama: Kemi rënë dakord në parim me ”Pfizer”

30 Dhjetor 2020 | 15:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bën të ditur se ka rënë dakord në parim me kompaninë Pfizer, për të nisur në muajin janar vaksinimin kundër Covid-19.

Ai thotë se pavarësisht vështirësive të mëdha për të siguruar vaksinën, Shqipëria ka bërë hapa para duke u pajtuar me kompaninë e mësipërme, që procesi u vaksinimit të fillojë pa humbur kohë.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”, shkruan Rama.

Në shënimin në “twitter”, kryeministri shprehet kritik ndaj Bashkimit Europian, i cili sipas tij bëri diferencim për vendet e Ballkanit Perëndimor, sa i përket shpërndarjes së vaksinës.

“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, shton ai.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë njoftoi ditën e sotme se rreth 50% e popullsisë së Tiranës e kanë kaluar Covid-19. Në këtë studim u përfshinë katër qendra shëndetësore në Tiranë, përkatësisht qendra nr. 3,7,8 dhe 9. Popullsia totale e zonave që përfshijnë këto qendra shëndetësore është 258,000 banorë.

Në studim janë marrë rezultatet e 817 qytetarëve, prej të cilëve 49.6% rezultuan se e kanë kaluar coronavirusin.

Lexoni gjithashtu:

Alban Ylli: Tirana pranë imunitetit të tufës, qytetet e tjera mund të kenë sërish valë infektimesh

Studimi i Akademisë së Shkencave: 49.6% e qytetarëve në Tiranë e kaluan COVID-19

Katër të vdekur dhe afro 600 të infektuar të rinj nga Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026