Vaksinat dhe trompoza, studiuesit spanjollë: ‘AstraZeneca’ s’ka lidhje me mpiksjen e gjakut

26 Mars 2021 | 07:50

COVID-19 dhe tromboza janë të lidhura me njëra-tjetrën, por vaksina dhe COVID-19 jo. Kështu thonë studiuesit spanjollë, të cilët deklarojnë se fushata e vaksinimit me “AstraZeneca” duhet të vazhdojë.

Tromboza është përgjegjëse për të paktën 33% të vdekjeve nga COVID-19. Gjithashtu, 60% e pacientëve në repartet e terapisë intensive kanë kaluar një trombozë.

Vetëm në Evropë, çdo minutë një person vdes nga tromboza. Tani, me COVID-in, kuota në fjalë është rritur ndjeshëm, thotë Jose Manuel Soria, drejtor i Njësisë Gjenomike në Institutin e Kërkimeve të spitalit Sant Pau të Barcelonës.

Dr. Jose Manuel Soria, nga Instituti i Kërkimeve Shkencore, Barcelonë tha se impakti që trompoza ka te pacientët me COVID-19 është shumë i madh, ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Trompozës dhe Hemostazës ka rekomanduar që prej marsit të kaluar që pacientët e shtruar për shkak të COVID-19, të trajtohen me anti-mpiksje për të shmangur trompozën.

“Tromboza është e nën diagnostikuar tek COVID-i. Impakti që ajo ka tek pacientët me COVID-19 është shumë i fortë. Dhe faktikisht, kjo është arsyeja përse Shoqata Ndërkombëtare e Trombozës dhe Hemostazës, që prej marsit të kaluar rekomandoi që pacientët e shtruar për COVID të trajtohen me nivel të ulët heparini molekular. Ata duhet të trajtohen profilaktikisht me anti-mpiksje”, tha dr. Jose Manuel Soria.

Ekipi i doktor Soria ka punuar për një alegoritëm gjenetik për një vit, i cili identifikon se cilët pacientë me COVID-19 rrezikojnë më shumë prekjen nga tromboza.

 “Thelbi i çështjes është se ne duhet të dimë se cilit pacientë t’i japim doza të larta dhe cilit pacient doza të ulëta”m theksoi dr. Jose Manuel Soria.

Rezultatet paraprake të studimit të doktor Sorias do të publikohet së shpejti, ndërsa ai vetë shprehet se është optimist pasi janë të përgatitur për të parashikuar rrezikun e trompozës.

 “Ne jemi shumë optimistë sepse kemi të dhëna dhe kapacitetet për të parashikuar rrezikun e trombozës”, u shpreh mjeku.

Agjencia Evropiane e Barnave deklaroi se nuk sheh një lidhje mes vaksinës “AstraZeneca” dhe rasteve të trombozës. Por a ka një shpjegim shkencor për këtë?

 “Problemi me këtë vaksinë është se duket se është e lidhur me trombocitopeninë, që është një rënie e numrit të trombocitetit për shkak të gjenerimit të antitrupave që njohin këto lloj trombozash dhe i eliminojnë ato. Besoj se do të na duhet të jemi në lartësinë e duhur të këtyre rasteve dhe mbi të gjitha, sikurse EMA ka thënë, të raportojmë si duhet simptomat, në mënyrë që kushdo që është i vaksinuar me “AstraZeneca” të mund t’i identifikojë ato dhe të shkojë menjëherë në spital”, tha dr. Jose Manuel Soria.

Shoqata Ndërkombëtare për Trombozën dhe Hemostazën ka dalë kështu në favor të vazhdimit të përdorimit të “AstraZeneca” për të gjithë të rriturit.

Lexoni gjithashtu:

Më shumë kontroll mbi eksportin e vaksinave, BE mbetet e përçarë. Von der Leyen: AstraZeneca të kap ritmet e furnizimeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026