Lejohet vaksinimi i adoleshentëve dhe miratohet dhënia e dozës së tretë kundër COVID-19
Shqipëria do të lejojë vaksinimin e adoleshentëve nga mosha 16 vjeç e sipër, si dhe fëmijëve që kanë probleme shëndetësore nga mosha +12 vjeç.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve të mbajtur sot për të shqyrtuar situatën e COVID-19 në vend, u fol edhe për menaxhimin e dozës së tretë të vaksinave anti-COVID, grupmoshat e vaksinimit si edhe masat kundër virusit.
Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli tha se personat mbi 60 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, 6 muaj pas dozës së dytë, duke filluar nga data 1 nëntor.
Zonja Rakacolli njoftoi gjithashtu se është ulur fasha e vaksinimit të qytetarëve nga 18 vjeç e lart, në 16 vjeç e lart.
Pavarësisht përkeqësimit të situatës së COVID-19 në vend, Komiteti i Ekspertëve bëri me dije se masat kundër virusit do të mbeten siç janë dhe se nuk do të shtrëngohen nëse zbatohen siç duhet.
Prioritet mbetet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës, për ata që nuk janë vaksinuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut