Vaksinimi i pamjaftueshëm, ekspertët në Britani kërkojnë rivendosjen e disa masave

25 Tetor 2021 | 09:59

Rastet e reja të të infektuarve me COVID në Britani të Madhe, ku raportohet për 40.000 të prekur, po shton frikën dhe presionin në spitalet e vendit.

Duke besuar shumë tek vaksinimi, qeveria britanike është duke hezituar të rivendosë disa masa, sikundër mbajtja e detyrueshme e maskës dhe vazhdimi i punës nga shtëpia.

Gjatë të dielës vendi regjistroi një numër rekord të vaksinuarish, 325 mijë të injektuar. Por disa ekspertë shprehen se vetëm vaksinimi nuk është më i mjaftueshëm.

“Ne duhet të kemi njerëz që përdorin teste të shpejta duke shmangur kontaktin me një numër të madh njerëzish në hapësira të mbyllura. Për të ndalur këtë rritje të të infektuarve duhet të përdoren maska, të gjitha këto masa duhet të nisin tani. Kështu, do t’i marrim shpejt gjërat nën kontroll që të ndalojmë një situatë të vështirë në mes të dimrit”, u shpreh profesor Adam Finn, nga Komiteti i Vaksinimi dhe Imunizimit.

Shefi i OBSH-së, që merrte pjesë në Samitin Botëror të Shëndetit në Gjermani, ishte i prerë në fjalën e tij për mënyrën se si po menaxhohet pandemia.

“Pandemia do të përfundojë kur bota të zgjedhë t’i japë fund. Është në duart tona, ne kemi të gjitha mjetet që na duhen: mjete efektive të shëndetit publik dhe mjete efektive mjekësore. Por bota nuk i ka përdorur mirë ato mjete”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i OBSH-së.

Ndërkohë, Rumania me nivelet më të ulëta të vaksinimit, ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Anëtarët e BE-së po dërgojnë pajisje dhe barna të nevojshme për të ndihmuar vendin i cili është gjunjëzuar nga pandemia.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026