Vaksinimi masiv në RMV pritet të nisë të mërkurën me dozat e AstraZeneca-s
Vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut pritet të nisë ditën e mërkurë në qytetin e Shkupit, ku do të injektohen dozat e AstraZenecas.
Gazetari i Euronews Albania, Benjamin Arifi raportoi nga Shkupi se synimi është që të vaksinohen 2500 qytetarë në ditë.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur 24 mijë vaksina të AstraZeneca dhe 3 mijë vaksina të Sputnik V.
Në ditët në vijim pritet edhe ardhja e 200 mijë vaksinave të porositura në Kinë, të kompanisë Sinofarm.
Po kështu pritet që të vijnë edhe vaksinat nga solidariteti i BE-së, rreth 60 mijë doza.
Gazetari raportoi edhe për situatën epidemiologjikë në vend. Ai tha se RMV-në e presin javë kritike për shkak të përhapjes së mutacionit britanik.
Një ditë më parë në këtë shtet u raportua për 30 viktima të shkaktuara nga koronavirusi.
Lexoni gjithashtu:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania