Vala e dytë e COVID-19 në Evropë, mjeku Sabri Trepça: Masat e reja për të parandaluar një situatë si në mars

12 Tetor 2020 | 20:35

Mjeku Sabri Trepça nga Londra, diskutoi për Euronews Tonight me gazetarin Eno Muja zhvillimet e fundit në Evropë për sa i përket pandemisë së COVID-19, ku shumë shtete po shtojnë masat kufizuese pasi po shfaqet një prirje në rritje e të infektuarve.

Trepça, i cili është specialist i mjekësisë familjare njëherësh edhe kryetar i shoqatës së mjekëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, u shpreh se në bazë të raportimeve kjo valë e dytë po shfaqet më keq se në periudhën mars.

“Ka një frikë se do të shohim shifra edhe më të këqija se në muajin mars, por fatmirësisht kemi kohë 2-3 javë për të vendosur masa kufizuese dhe nga ana tjetër përvoja e fillimit të na ndihmojë që të kemi një kontroll më të mirë [për atë që do të vijë] krahasuar me atë që kaluam,” – u shpreh mjeku Trepça.

I pyetur për masat kufizuese të vendosura nga qeveria britanike, mjeku shqiptar pranoi se në tërësi qytetarët nuk i presin mirë, sidomos mbylljen e vendeve publike ku ka frekuentime të mëdha, mirëpo kjo sipas tij do të jetë një nga hapat kryesor për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Mjeku Trepça tha se masat janë marrë vazhdimisht nga qeveria, por nëse ato do të mjaftojnë, mbetet për t’u parë nga koha.

“Britania ka vënë në gatishmëri super-spitale dhe qendra spitalore që vjet ishin duke u ndërtuar dhe tani janë gati, sistemi mundet të përballojë pandemi të tipit të muajit mars, që e kaluam, mirëpo pandemia është e paparashikuar dhe mund të kemi çfarëdolloj situate, ndaj mendohet të merren këto lloj masash për t’i parandaluar mbingarkesën sistemit shëndetësor,” – u shpreh mjeku Trepça.

I pyetur rreth vendosjes së maskave edhe në mjediset publike, masë kjo e ndërmarrë së fundmi edhe në Shqipëri, Trepça tha se nuk kishte dijeni nëse ka fakte shkencore që tregojnë efektshmëri nga kjo masë, megjithatë ai theksoi se mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura është e arsyeshme ndërkohë që nuk duhen anashkaluar distancimi fizik dhe larja e duarve si masa kryesore kundër infektimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026