Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë
Një fermer 58-vjeçar ka vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë qytetin e Lodit, viktima e parë e një vale të nxehti që po prek edhe gadishullin italian. Gjithsej 16 qytete të mëdha në vend janë aktualisht në gatishmëri të lartë për shkak të temperaturave të larta.
Këto përfshijnë Milanon, Firencen, Torinon, Romën, Napolin, Veronën dhe Venecian.
Papa Leo, gjatë audiencës së tij të rregullt të përgjithshme të mërkurën, falënderoi besimtarët që mbushën Sheshin e Shën Pjetrit “pavarësisht kësaj vale të madhe të nxehtësisë”. Ndërkohë, për shkak të valës së nxehtësisë, mbingarkesa e rrjetit elektrik vazhdon të shkaktojë një sërë ndërprerjesh të energjisë elektrike në shumë zona të Italisë.
Kryetari i bashkisë së qytetit të Teramos i kërkoi qeverisë Meloni të ndërhyjë për të adresuar problemin, “i cili po shkakton pasoja të rënda për jetën e qytetarëve, por edhe në një nivel ekonomik”.
Në të njëjtën kohë, u vendos që ata që punojnë në hapësira të hapura duhet të bëjnë pushime gjatë orëve më të nxehta të ditës. Qeveria italiane do të japë një kontribut të konsiderueshëm në shpërblimin e qytetarëve të vendosur në “pushim të detyrueshëm”.
Sipas parashikimeve të fundit të motit, temperaturat pritet të rriten edhe më tej në fund të javës, veçanërisht në rajonet e Italisë qendrore dhe veriore.
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 13:19 Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 13:09 Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu