Vala e tretë e të nxehtit në Europë shton frikën nga zjarret
Në Toulouse të Francës si kudo tjetër qytetarët përpiqen të gjejnë pak hije për të shpëtuar nga temperaturat e larta.
Franca po përjeton valën e tretë të të nxehtit dhe disa restorante kanë gjetur disa zgjidhje për të freskuar sa më shumë klientët e tyre.
Moti i nxehtë mbetet rreziku më i lartë për nisjen e zjarreve dhe autoritetet janë vendosur në gatishmëri.
Gjatë fundjavës disa zjarre shpërthyen në zonat pyjore të Francës
jarri në rajonin jugor Gard që plagosi katër zjarrfikës tani është vënë nën kontroll.
Por flakët shkatërruan shumë banesa e banorët tashmë duhet t’ia nisin nga e para për të rindërtuar shtëpitë e tyre.
Në Aubais, rreth 370 hektarë tokë u përfshi nga flakët.
Jacqueline Roussel mendonte se nuk do ta shihte më kurrë shtëpinë e saj.
“Për fat të mirë, zjarrfikësit ishin këtu. Përndryshe, ne nuk do të kishim shtëpinë tonë sot… Kisha një frikë të madhe”, shprehet ajo.
Dhe në Portugali, ku shumë qytete dhe rajone u përfshinë nga zjarret po vlerësohen dëmet të cilat mendohen se janë të mëdha.
Zjarret kanë shkatërruar pyje, toka dhe të mbjella. Deri më tani dëmi ka shkuar në më shumë se një milion euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona