Vala ekstreme e të nxehtit përfshin Spanjën dhe pjesë të Europës, temperatura rekord në maj

28 Maj 2026 | 16:21

Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë Spanjën dhe një pjesë të madhe të Europës, duke sjellë temperatura rekord për muajin maj.

Sipas meteorologëve, shkaku kryesor është një fenomen i njohur si “kupola e nxehtësisë”, një sistem i fuqishëm presioni që bllokon ajrin dhe rrit temperaturat në nivele të pazakonta për këtë periudhë të vitit.

Në shumë zona të Spanjës, temperaturat kanë arritur deri në 39 dhe 40 gradë Celsius.

Situata është shqetësuese edhe në veri të vendit, ku zakonisht temperaturat janë më të ulëta. Në Bilbao dhe rajone të tjera veriore po regjistrohen vlera rekord për muajin maj.

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vende të tjera europiane. Në Britaninë e Madhe janë thyer rekorde historike temperaturash, ndërsa në Francë autoritetet kanë shpallur alarm në disa rajone për shkak të temperaturave ekstreme.

Mediat franceze raportojnë edhe viktimat e para të lidhura me të nxehtin, ku dy persona kanë humbur jetën gjatë aktiviteteve sportive.

Ekspertët paralajmërojnë se netët kur temperaturat nuk zbresin nën 20 gradë përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin, sidomos për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas specialistëve të klimës, episode të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike globale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026