Valteri kritik ndaj Krajës: Shpërdoroi detyrën, ka frikë nga e kaluara

17 Nëntor 2022 | 19:45

Ish-deputeti Halit Valteri është treguar kritik ndaj punës së Arben Krajës gjatë 4 viteve në krye të SPAK.

Në një intervistë për Euronews Albania, Valteri theksoi se Kraja nuk ka guxuar të vendos drejtësi, duke shtuar se e ka shpërdoruar detyrën.

Sipas tij kreu i SPAK  nuk pati mundësi që të përballet me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Kraja ka qenë një njeri që nuk ka pasur këllqe që  të mbajë përgjegjësi dhe të vendosë drejtësi. Nëse shqiptarët të besojnë një detyrë kaq fisnike, kaq të shenjtë dhe çdokush nga ne prindërit tanë i kanë sytë nga drejtësia e re, pamë që Kraja e shpërdoroi me të dyja duart detyrën që iu dha. Do të mbahet mend si njeriu që nuk pati mundësi të përballet me mentorët e tij politikë, qoftë Edi Rama, qoftë Sali Berisha apo Ilir Meta”- theksoi Valteri.

Duke iu referuar Krajës, ai tha  këtë të fundit e ka penguar e kaluara për t’u përballur me të tashmen.

“Nuk e di se çfarë e ka penguar Krajën. Qoftë për Ramën, Berishën apo Metën faktet bëjnë mu dhe shikojë që nuk kanë këllqe.  Kanë frikë nga hijet e tyre, nga e kaluara. Nëse më çoni mua sot prokuror në SPAK nuk më dridhet qerpiku fare sepse nuk kam asnjë të kaluar pas. Nuk kam vjedhur askënd. Kanë frikë nga e kaluara komuniste, nga e kaluara korruptive, nga e kaluara e fshehur.

Drejtësia shqiptare duhet t’i japë fund  pandëshkueshmërisë dhe nuk duhet të ketë më kompleksin e inferioritetit që ky është i paprekshëm dhe nuk duhet të japë llogari”- deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026