Pelosi dorëhiqet nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve
Nancy Pelosi njoftoi tërheqjen nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë distriktin e saj të Kalifornisë në dhomën e ulët të Kongresit.
“Tani ne duhet të lëvizim me guxim në të ardhmen. Ka ardhur ora për një brez të ri.”, tha Pelosi.
Pelosi pritet të mbështesë përfaqësuesin e Nju Jorkut, Hakeem Jeffries si udhëheqës të pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të mbajnë një votim për lidershipin më 30 nëntor.
Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesit të mandatit, ndërsa demokratët do të kontrollojnë Senatin.
Një ndër vendimet e para të Dhomës republikane të Përfaqësuesve pritet të jetë shpërndarja e komisionit hetimor për ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021, kur u sulmua Kapitoli nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.
LEXONI GJITHASHTU
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion