Kremlini konfirmon: Zhvilluam bisedime me SHBA-të në Ankara

14 Nëntor 2022 | 19:41

Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvilluan në Ankara të hënën, me iniciativën e amerikanëve.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Krelmlinit, Dmitry Peskov për agjencinë ruse të lajmneve, Tass.

“Negociatat e tilla, me të vërtetë, u zhvilluan. Ato u iniciuan nga pala amerikane,” tha zëdhënësi Peskov.

Më herët, u raportua se Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, ndodhej në kryeqytetin turk, ku kishte mbërritur për t’u takuar me homologun e tij rus.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar në lidhje me këto takime, por thuhet se ato mund të jenë të rëndësishme për vendosjen e linjave të komunikimit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026