Vangjel Dule flet për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit në ”Ilva Now”
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule foli përballë gazetares Ilva Tare në Euroenws Albania rreth kandidimit në Tiranë dhe jo në Vlorë, “bashkëjetesës politike” me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe problemet me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri.
Dule tha se kishte pranuar të kandidojë në Tiranë “për të mirë të koalicionit me PD-në”. Ai tha se të vetmin pendim për këtë zgjedhje kishte “faktin se nuk do ta shihte përballë gjatë fushatës Edi Ramën”, i cili kandidon sërish në Vlorë.
Lexoni më shumë: Dule: U zhvendosa në Tiranë nga koalicioni, zgjedhja ime e parë ishte Vlora
Për Dulen ambiciet e partive brenda koalicionit opozitar, ku pjesë e saj është edhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, “nuk mund të çojë në përplasje”. Sipas tij kryesore për ta është largimi i qeverisë aktuale.
“Jam besnik i platformës sonë, Republikës së Shqipërisë i duhet dimensioni human pa të cilin nuk mund të hedhim hap drejt BE,” – u shpreh Dule.
Lexoni më shumë: Bashkëjetesa me PDIU, kreu i PBDNJ-së: Rrethanat politike e imponojnë
I pyetur se cilat janë problemet më kryesore me të cilat përballet minoriteti grek në Shqipëri, interesat e të cilave përfaqëson PBDNJ, Dule tha si kryesore çështjen e pronave dhe kuadrin ligjor.
Lexoni më shumë: Dule: Minoritarëve të bregdetit po u rrëmbehen masivisht pronat
Përveç Vangjel Dules në Euronews Albania, gazetarja Ilva Tare zhvilloi një intervistë ballë-për-ballë edhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës