Vangjel Dule komenton vendimin për Belerin: I burgosur politik i Ramës
Gjykata e Durrësit shpalli këtë të martë moskompetencën për gjykimin e kërkesës së Fredi Belerit për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.
Në një reagim për media në përfundim të seancës, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se nuk ka asnjë ligj që e ndalon Belerin të bëjë betimin si kryebashkiak i zgjedhur me vullnetin e qytetarëve.
Ai shtoi se Beleri është një i burgosur politik nga personalisht vetë kryeministri Rama, për shkak të axhendës së qeverisë për pronat në bregdetin e Himarës.
“Ju e shikoni që topi po hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës. Të gjithë qytetarët t’i hedhin një sy Konventës Kuadër për të Drejtat e Njeriut, neni 6 pika 2, që flet për prezumimin e pafajësisë të çdo qytetari që nuk ka një dënim të formës së prerë. Një qytetar që prezumohet i pafajshëm, i cili është zgjedhur nga komuniteti I Himarës për të qenë kryetar bashkie, me çfarë ligji pengohet që të shoqërohet për të marrë detyrën duke nisur nga kryerja e betimit. Nuk ka asnjë ligj që nuk e lejon të betohet dhe të marrë detyrën përveç arbitraritetit. Është një çështje kryekëput politike dhe Beleri vijon të mbetet një i burgosur politik, personalisht i zotit Rama”, tha Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
- Baton Haxhiu: Arrestimi i Belerit i nxituar, duhej të pritej momenti i duhur
- Dhoma e Avokatëve grekë konferencë në Tiranë: Të lirohet Beleri!
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë